LAJMI I FUNDIT:

SkyDrive në Windows 8

SkyDrive në Windows 8

Në blogun e vet Building Windows 8, Microsoft gjerë e gjatë publikoi detajet rreth integrimit të SkyDrive në Windowsët e rinj.

Në desktopin klasik do të marrim integrimin e vërtetë siç ofrohet nga Dropbox (e jo vetëm ueb aplikacionin siç është rasti deri me tani). Në kompjuter do të zgjidhet një lokacion (drive ose disk) i cili do të sinkronizoj tërë përmbajtjen me të dhënat në re.

Gjithashtu, për tu përgjigjur në kërkesën e popullarizuar të shfrytëzuesve, në Microsoft kanë mundësuar vendosjen e fajllave me madhësi deri në 2 GB.

Në ndërfaqen Metro SkyDrive do të ketë aplikacionin e vet. Por, ndoshta edhe më me rëndësi, është se të gjitha aplikacionet Metro do të mund ti qasen të dhënave në re pa pasur nevojë për zhvillimin e funksionaliteteve tjera. Më në fund, përmes ndërfaqes së ueb aplikacionit do të mund të qasen të gjitha të dhënat në një kompjuter në largësi. /Telegrafi/