LAJMI I FUNDIT:

Jelly Bean – fokus shtesë në tablet?

Jelly Bean  – fokus shtesë në tablet?

Suksesi i Androidit në smartphone nuk po refletktohet edhe në fushën e tabletëve. Siç shkruan Digitimes i cili citon burimet e prodhuesve tajvanez, Google me Android 5 edhe më shumë do të përqendrohet në pajisjet tablet.

Android 5, jozyrtarisht është i njohur me emrin Jelly Bean, sipas pohimeve do të përmbaj disa elemente të Chrome OS, ndërsa do ti dedikohet kategorisë së njëjtë të pajisjeve si dhe Windows 8. Përveç kësaj, prodhuesit do të kenë mundësi të zgjedhin nëse dëshirojnë të ofrojnë pajisjet vetëm me Android, ose në kombinim së bashku me Windows 8, e për kalimin nga një SO në tjetrin nuk do të ketë nevojë për rinisje të pajisjes.

Analistët besojnë se Microsoft është në pozitë shumë më të mirë se Google për sukses në tregun e tabletëve. Kështu mendon edhe CEO i ARM i cili thekson brendin Windows si një nga përparësitë kryesore. Përveç kësaj, sipas informatave të fundit, prodhuesit nga Tajvani janë “konservativ” kundrejt Android 5 për shkak të suksesit të kufizuar të Android 4 i cili për momentin është më i vogël se që pritej.

Më shumë informata rreth Jelly Bean pritet të zbulohen në konferencën Google I/O e cila mbahet në muajin qershor. /Telegrafi/