LAJMI I FUNDIT:

Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit

Symantecut ia vodhën kodin e antivirusit

Një rrëmbim i pazakonshëm dramatik është duke i ngjarë kompanisë së antiviruseve Symantec. Kodi burimor i aplikacioneve të veta pcAnywhere dhe Norton Antivirus është vjedhur nga hakerët të cilët kërcënojnë se do të ia shesin atij që jap ofertën më të mirë.

Drama rreth kodit burimor të produkteve të Symantec është duke vijuar për disa javë tani, e sipas informatave të fundit Symantec është i gatshëm të ia paguaj 50,000 dollarë hakerëve që ta shkatërrojnë kodin dhe të deklarojnë se nuk e kanë pasur asnjëherë.

Kjo kërkesë paksa e pazakontë, sidomos tani kur çdo gjë shkoi në publik, u publikua nga Forbes, por Symantec pohon se bisedimet është duke i bërë një organizatë qeveritare e jo ata.

Hakerëve të cilët vetën e quajnë Lords of Dharamaia nuk u pëlqeu kjo rrjedhë e ngjarjeve, kështu që tani në shërbimet korrent u paraqit fajlli me madhësi prej 1.27 GB i cili sipas pohimeve përmban kodin burimor të aplikacionit pcAnywhere.


Symantec është ende duke e analizuar fajllin për të konstatuar nëse kjo është e vërtetë, por thonë se ashtu-kështu bëhet fjalë për versionin e vjetër të kodit burimor kështu që dëmi nuk do të jetë i madh. /Telegrafi/