LAJMI I FUNDIT:

Beta e Office 15 gjatë verës

Beta e Office 15 gjatë verës

Microsoft paralajmëroi se technical preview i Office-it të ri, e më vonë edhe beta publike, të cilët për momentin bartin emërtimin 15, do të paraqiten gjatë verës së këtij viti.

Office kështu së pari do ti shpërndahet vetëm një numri të njerëzve për testimin e preview-it, derisa beten publike do të kemi mundësi ta testojmë të gjithë. Detajet tjera nuk janë bërë të ditur, përveç faktit se në blogun e Microsoftit ishte shkruar se ky është versioni i ri më ambicioz i Office-it dhe se për herë të parë në histori të Office-it njëkohësisht do të bëhet përditësimi i shërbimeve të Microsoftit në re, serverëve dhe aplikacioneve mobile si dhe atyre për desktop: Office, Office 365, Exchange, SharePoint, Lync, Project dhe Visio. /Telegrafi/