LAJMI I FUNDIT:

Shkurti – beta e W8

Shkurti – beta e W8

Pas versionit kundërthënës zhvillues të sistemit operativ Windows 8, arrin edhe versionin i shumë pritur beta, i cili do të duhej testuesve të ju ofroj përvojën më të përafërt me versionin final të produktit.

Duket se Microsoft ka dëgjuar sugjerimet e shfrytëzuesve dhe për versionin beta ka përgatitur disa ndryshime të ndërfaqes së shfrytëzuesve, që ndoshta do të përmbushin kritikat e shumta që u shfaqen në blogët e ndryshëm të ekipit zhvillues, por dhe në mediat e ndryshme. Me paraqitjen e sistemit Windows 8, Microsoft me vendosmëri “sulmon” tregun e porsakrijuar të kompjuterëve tablet, të cilit i është dedikuar pjesa më e madhe e risive dhe ndryshimeve më të theksuara.

Windows 8 prezantoi platformat WinRT dhe Metro, sistem ky i ndërfaqes dhe teknologji e adaptuar pikërisht për kompjuterët tablet. Edhe pse me sistemin Windows 8 arrijnë edhe ndryshimet për shfrytëzuesit e desktopëve, sikurse që është sistemi më i mirë i mbindërtimeve, ndryshimet në ndërfaqe, nevoja për më pak resurse, klienti Hyper-V dhe sistemi i ri i fajllave në versionin server, e tërë pako në të vërtetë i dedikohet tabletëve. Gjendja e këtillë ndikoi edhe në keqësimin e përvojës në kompjuterët e zakonshëm kështu që mbetet të shihet se çfarë ka vendosur të bëjë Microsoft në lidhje me këtë çështje.

Windows 8 Developer Preview është shkarkuar tri milion herë, që tregon interesimin e madh të shfrytëzuesve. Për betan pritet se do ta tejkaloj këtë shifër, e shumë developer qysh tani po përgatiten duke zhvilluar edhe aplikacionet e para Metro, të cilat paraqitjen e parë do ta përjetojnë pikërisht në beta, me të cilin starton edhe kopja e Microsoftit e AppStore, mënyra e vetme me të cilën do të mund të shpërndahen aplikacionet. /Telegrafi/