LAJMI I FUNDIT:

Bada + Tizen = ♥

Bada + Tizen = ♥

Samsung dhe intel do të fillojnë bashkëpunimin me qëllim të përfaqësimit edhe më të madh të edhe një sistemi operativ mobil tjetër. Kompanitë kanë paralajmëruar bashkimin e sistemit operativ Bada të Samsungut dhe atij Tizen të Intelit, për të krijuar një platformë të fuqishme për pajisjet e ndryshme mobile me një zgjidhje të madhe të softuerit.

Bada është sistemi nga Samsung të cilin kompania e instalonte në telefonat e vet të mençur të rangut më të ulët të çmimeve, derisa sistemi Tizen i Intelit u krijuar me bashkimin e platformave LiMo dhe Meego në shtator të vitit të kaluar. Zhvillimi i Tizenit fillimisht e kishin nisur Samsung dhe Intel, e sipas bashkëpunimit të ri sistemi do të përkrah ekzekutimin e aplikacioneve të shkruara për Bada-n, duke përfshirë edhe kompatibilitetin me programet për Bada të paraqitur më herët.

Programuesit për zhvillimin e aplikacioneve në të dy sistemet do të përdorin pakot e njëjtë për zhvillim, funksionet API dhe veglat tjera zhvilluese që do të duhej ta lehtësoj adaptimin. Kompanitë shpresojnë se Tizen kështu ka mundësinë të bëhet sistem “gjithëpërfshirës” operativ mobil për telefonat e mençur, tabletët dhe pajisjet tjera mobile dhe bile së paku ti bëjë konkurrencë iOS-it të Apple dhe Androidit të Google. /Telegrafi/