LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit MoH dhe NFS të ri

Këtë vit MoH dhe NFS të ri

Sipas ca informatave deri tek të cilat ka ardhur Eurogamer, dyqani Britanik GAME bëri një veprim të pakujdesshëm duke publikuar disa sekrete pas takimit me përfaqësuesit e Electronic Arts.

Në të vërtetë, në profilin e vet në Twitter dikush nga të punësuarit e GAME publikoi se takimi ishte interesant, dhe se këtë vit do të kemi mundësinë të luajmë versionet e reja të Medal of Honor dhe Need for Speed.

Shumë shpejtë pas publikimit të këtij lajmi, i njëjti ishte fshirë nga profili sipas të gjitha gjasave me kërkesë të Electronic Arts, edhe pse nuk po e shohim arsyen për ndonjë brengosje të madhe për shkak se një zhvillim i këtillë i ngjarjeve është më se i logjikshëm.

EA me Need for Speed vetëm sa po e pason politikën nga më herët dhe versioni i ri gjatë këtij viti do të duhej të ishte vepër e Criterion, derisa Medal of Honor i ri do të plotësoj zbrazësinë e krijuar tek lojërat aksion ndërsa është pak e mundshme të ndodhë të kenë energji dhe kohë për një titull të kalibrit të Battlefield 3 i cili gjatë vjeshtës së vitit të kaluar pati realizuar sukses të hatashëm. /Telegrafi/