LAJMI I FUNDIT:

Tetëshja në tetor?

Tetëshja në tetor?

Sipas informatave deri tek të cilat ka ardhur Pocket-lint, e i cili citon burimet nga departamenti Windows Business Group i Microsoftit, paraqitja e Windows 8 pritet të bëhet gjatë tetorit.

Në të vërtetë, sipas fjalëve të departamentit PR pranë Microsoftit, për datën konkrete të paraqitjes në përgjithësi nuk bëhet fjalë në kompani. Ajo se për çfarë flitet janë milestonët, e i radhës është paraqitja e “versionit review të SO” që pritet të paraqitet kah fundi i shkurtit. Në lidhje me paraqitjen e versionit final të Windows 8, nga Microsoft kanë konfirmuar se do ti përmbahen periudhës trevjeçare në mes të paraqitjeve, kështu që tetori është njëfarë kohe kornizë kur Tetëshja do të mund të paraqitej në treg.

Disa nga prodhuesit e kompjuterëve kanë paralajmëruar paraqitjen e pajisjeve me Windows 8 para fundit të vitit. Fokusi do të jetë mbi tabletët, dhe ultrabookët (duke përfshirë edhe ata konvertibil) me ekranet e ndjeshëm në prekje. /Telegrafi/