Kundër Symantec, prodhuesit të madh të softuerit sistemor dhe atij të sigurisë, është bërë një padi për shkak të frikësimit dhe informatave mashtruese rreth “gjendjes shëndetësore” të kompjuterit të shfrytëzuesit. Në të vërtetë, James Gross nga Washington ka parashtruar padinë pranë gjykatës në San Jose (Kaliforni).
Ai pohon se Symantec shpërndan versionet testuese të produktit të vet të cilat kontrollojnë kompjuterin e shfrytëzuesit dhe gjithmonë paralajmërojnë për probleme – gabimet e dëmshme, rreziqet në lidhje me privacinë, pa marrë parasysh gjendjen e kompjuterit. Kjo padi tani po mundohet të ngritët në nivelin e padisë grupore (class action), pra të përfshihen dhe shfrytëzues të tjerë të cilët mendojnë se janë dëmtuar, kështu që të bashkuar të prezantohen në gjykatë para Symantecut.
Në padi pohohet se Symnatec shfrytëzon versionet testuese të softuerit të vet për të reklamuar Norton Utilities, PC Tools Registry Mechanic dhe PC Tools Performance Toolkit. Kështu softueri në mënyrë të gabuar lajmëron shfrytëzuesit se janë zbuluar gabime me prioritet të lartë dhe se gjendja e përgjithshme e “shëndetit të kompjuterit” është e ulët.
Shitja e produkteve të Symantec përndryshe është rritur për 4 për qind gjatë vitit të fundit dhe është realizuar qarkullim prej dy miliard dollarë. Sipas padisë, për këtë është përgjegjës edhe “scareware-i”, siç janë karakterizuar Norton Utilities dhe PC Tools. Me scareware shpesh nënkuptohen softuerët malinj të cilët shfrytëzuesit i thonë se e ka të infektuar kompjuterin me virus dhe e bëjnë atë që të blej ndonjë softuerë (të padobishëm) i cili gjoja do ta shpëtoj nga virusi (që në të vërtetë nuk ekziston). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëApple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus
Musk zbulon versionin beta të X TV, karakteristikat kryesore dhe këshillat e përdorimit
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh