LAJMI I FUNDIT:

Half Life 3 për 60 dit?

Half Life 3 për 60 dit?

Mu sikurse dhe teoricienët e komploteve po ashtu edhe adhuruesit e FPS serialit Half Life të Valve kanë një varg të gjatë të teorive në lidhje me paralajmërimin përfundimtar të pjesës së tretë të lojës. Një nga teoritë është paraqitur kohë më parë dhe duket se nuk është edhe krejtësisht e pakuptimtë.

Në të vërtetë, në Video Game Awards të mbajtur kohë më parë për fytyrën e vitit është nominuar edhe roboti zbavitës Wheatley nga Portal 2, e Valve për shkak të kësaj përgatiti edhe një animim në të cilën Wheatley mban fjalim në të cilin pranon nominimin. Natyrisht, adhuruesit e palodhshëm të lojërave nga Valve analizuan në detaje animimin e Wheatleyit dhe pas një analize bukur komplekse të shifrave, njohjes së gjuhës ruse dhe shkrimit cirilik, kimisë dhe bazave të alfabetit grek zbuluan një varg të tërë të detajeve pak-a-shumë të njohur nga më herët.

Por, në debatin dhe analizën e incizimit të Wheatleyit u inkuadrua edhe Dough Rattmann, kreu i ARG-së (Alternate Reality Game ose thënë më thjeshtë një lloj i departamenti viral i marketingut) së Valve, dhe përmes twitterit porositi se, gjykuar sipas incizimit të Wheatleyit, paralajmërimi i Half Life 3 do të arrij pas 60 ditëve.

Por, Gabe Newell pak kohë më vonë zbuloi se departamenti ARG i Valve-it prapëseprapë nuk ekziston zyrtarisht. Përkundër kësaj, pjesa më e madhe e atyre të cilët presin me padurim Half Life 3 ende nuk janë të bindur se kjo është e vërtetë, dhe atë për një arsye të vetme, për shkak se diçka e ngjashme pati ndodhur edhe para se të paraqitej portal 2. /Telegrafi/