LAJMI I FUNDIT:

Powermark për bateritë

Powermark për bateritë

Futuremark paraqet pakon e re softuerike të testeve për portativët dhe tabletët me Windows 7 titulluar Powermark. Nga vet emërtimi është e qartë se këta teste shërbejnë për testimin e qëndrueshmërisë së baterive të pajisjeve mobile gjatë mënyrave të ndryshme të përdorimit.

Kompania thekson disa skenarë të testimit sikurse që janë veglat tipike për zyra me më pak ngarkesë ose multimedia dhe zbavitje (lojëra) të cilët zakonisht ngarkojnë më shumë kompjuterin dhe më shpejtë zbrazin baterinë e pajisjes. Powermark është i bazuar në testet PCMark7, e Futuremark për momentin këtë benchmark po ua shet vetëm subjekteve afariste. Çmimi për Powermark Professional Edition është 200 dollarë për dhjetë aktivizime. /Telegrafi/