LAJMI I FUNDIT:

Skyrim – doli Skyrim Online

Skyrim – doli Skyrim Online

Modderët e palodhshëm së voni freskuan të popullarizuarin Elder Scrolls V: Skyrim me një mod të ri të lojës. Bëhet fjalë për modin kooperativ të quajtur Skyrim Online, i cili lojtarëve të Skyrim ua mundëson luajtjen e lojës përmes internetit së bashku me miqtë e tyre.

Për fat të keq modi Skyrim Online momentalisht është vetëm në versionin alfa, kështu që funksionaliteti mund dhe të mos jetë aq i mirë. I tërë ky muhabet për momentin mund të duket dhe nga pak qesharak duke pasur parasysh se animimet e bashkëlojtarëve nuk ekzistojnë, e duket edhe se ka probleme edhe me pajisjet që bartin personazhet. Por, gjithsesi bëhet fjalë për një mod krejtësisht të pazakontë i cili , kur njëherë të jetë i përfunduar, Skyrimit mund të ia shtoj një dimension krejtësisht të ri. /Telegrafi/