LAJMI I FUNDIT:

ICS për Nexus S

ICS për Nexus S

Nexus S do të marr mbindërtimin në Android 4. Google filloi me mbindërtimet OTA (over-the-air), e në periudhën prej një muaji të gjitha pajisjet pritet të marrin mbindërtimin në versionin e ri të SO.

E ata që nuk kanë durim, si zakonisht, mbindërtimin mund ta shkarkojnë nga Interneti përmes rrugëve jozyrtare. Për të mos hasur në probleme, Google për shfrytëzuesit e Gingerbreadit ka përgatitur faqen e posaçme me këshilla për Ice Cream Sandwich në të cilën, përmes tjerash, përshkruhet mënyra në të cilën mund të ndryshohet wallpaperi, si të krijohet një direktorium ose si të shikohet lista e aplikacioneve të përdorur së fundmi.

Nexus S i Google ishte celulari i parë që është shitur me Android 2.3 Gingerbread. Në tret është në dispozicion për rreth një vit. /Telegrafi/