LAJMI I FUNDIT:

Microsoft dhe përdoruesit e Androidit që nuk e pëlqejnë atë

Microsoft dhe përdoruesit e Androidit që nuk e pëlqejnë atë

Microsoft ftoi përdoruesit e pakënaqur të Androidit që të tregojnë për përvojat e tyre. Për tregimet më të mira “horor” me Androidin në rolet kryesore, kompania bëri gati pesë celularë WP7.

Drejtori i komunikimeve për Windows Phone në Microsoft, Bill Cox, publikoi se kësaj iniciative deri tani i janë përgjigjur mbi 3,200 shfrytëzues të Androidit. Tregimi ka filluar javën e kaluar kur Google nga Android Market largoi disa aplikacione malinje. Sipas hulumtimit të kryer nga kompania Lookout Mobile Security, këtë vit pronarëve të celularëve Android përmes aplikacioneve mashtruese u janë vjedhur më së paku një milion dollarë.

Me pak ironi, edhe Microsoft këtë javë kishte probleme me sigurinë. Në të vërtetë, është zbuluar se me një mesazh të marrë në tërësi mund të pamundësohet përdorimi i aplikacionit për dërgimin dhe pranimin e mesazheve në Windows Phone 7. Nga kompania kanë konfirmuar problemin, dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/