LAJMI I FUNDIT:

Arriti Skype i ri për Android

Arriti Skype i ri për Android

Skype në versionin 2.6 për pajisjet Android nga dje mund të shkarkohet nga Android Market.

Një nga risitë është mundësia e dërgimit të fotografive, videove dhe fajllave përmes këtij aplikacioni, e duke folur rreth tij në blogun zyrtar thuhet se “tani është më lehtë se kurrë të ndani çastet speciale me ata që i doni”.

Përveç kësaj, versioni i ri sjell avancimin e kualitetit të videos për pajiset me procesorin NVIDIA Tegra 2, si dhe zgjerimin e listës së pajisjeve të cilat përkrahin opsionin e video thirrjeve, listë kjo që për herë të parë ishte prezantuar në fillim të korrikut të këtij viti.

“Në parim, çdokush që ka pajisje me Android 2.2 (Froyo) ose më të ri mund të provoj të bëj Skype video thirrje. Ne do të ju lajmërojmë nëse me pajisjen tuaj mund të bëni video thirrje ose jo, të parën herë kur e nisni Skype-in”, thonë nga kompania.
Përveç mundësive të reja, Skype 2.6 sjell edhe avancimet vizuale, e pa pagesë mund të shkarkohet nga Android Market ose me skanimin e QR kodit në vijim.


Përndryshe Skype nga mesi i tetorit është edhe zyrtarisht në pronësi të Microsoftit, i cili publikoi informata rreth këtij akvizicioni gjatë muajit maj, e vlera e transaksionit ishte 8.5 miliard dollarë.

Skype është themeluar në vitin 2003, por është blerë nga eBay vetëm 2 vite më vonë.

Nga viti 2009 ishte në pronësi të grupit Silver Lake, e tani është shndërruar në një nga divizionet e Microsoftit.

Sipas të dhënave nga muaji shtator, Skype ka 663 milion shfrytëzues të regjistruar.

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori