LAJMI I FUNDIT:

Windows 8 do të mund të fshij aplikacionet

Windows 8 do të mund të fshij aplikacionet

Nëse vërtetohet se aplikacioni i caktuar të cilin e keni instaluar nga Windows Store bart me vete lëshim të sigurisë ose ndonjë lloj tjetër të rrezikut, Microsoft do të ketë mundësi që ta ç’instaloj.

I ashtuquajturi “kill switch” tashmë ekziston për Android dhe iOS, e nga Microsoft thonë se të hollat e paguara për aplikacionin e dhënë do ti kthehen shfrytëzuesve pas largimit të aplikacionit, shkruan Business Insider.

Mirëpo, çfarë ndodhë me të dhënat të cilat në ndonjë mënyrë janë të ndërlidhura me aplikacionin? Nëse aplikacioni është problematik, me të do të zhduken edhe të dhënat.

“Ju jeni përgjegjës për backup të të dhënave të cilat ndodhen në kuadër të aplikacionit që e keni blerë përmes Windows Store, duke përfshirë edhe përmbajtjen që keni ngarkuar duke përdorur atë aplikacion. Nëse Windows Store, anulon cilindo aplikacion, atëherë të dhënat tuaja të shoqëruara me atë aplikacion mund të fshihen ose ndoshta më nuk do të keni mundësi të ju qaseni. Nuk kemi kurrfarë përgjegjësia për të dhënat tuaja.”


Windows Store do të jetë shitorja e aplikacioneve për Windows 8, e në të përveç aplikacioneve për tablet dhe smartphone do të gjenden edhe aplikacionet për desktop, e do të nis punën nga shkurti i vitit të ardhshëm, kur do të paraqitet edhe beta e sistemit operativ. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori