LAJMI I FUNDIT:

Android Market arrin në 10 miliardë shkarkime!

Android Market arrin në 10 miliardë shkarkime!

Google ka njoftuar se dyqani i saj virtual, Android Market ka arritur edhe një rekord të ri të përdorimit.

Më saktë, në Android Market deri më sot janë bërë mbi 10 miliardë shkarkime të aplikacioneve, dhe sipas Google, numri i shkarkimeve të reja po rritet edhe më shumë, duke shkuar në 1 miliardë shkarkime në muaj.

Nëse ky trend vazhdon, atëherë kjo do të thotë se Google mund ta dyfishoj këtë numër nga 10 në 20 miliardë deri në tetor të muajit të ardhshëm.

Për ta shënuar këtë arritje, Google do të ofrojë nëj sasi të aplikacioneve për vetëm 10 cent, duke e zbritur koston e tyre standarde.


Një miliardë është një shifër e madhe, për çdo matje. Dhe, nëse ky numër e tregon rritjen mujore të një trendi, atëherë i bie që ajo është një lëvizje e mahnitshme e kërkesës së njerëzve.

Me këtë trend të shpejtë të rritjes, me siguri se shumë njerëz presin të dinë nivelin e rritjes në tetor të vitit të ardhshëm. / Telegrafi /