LAJMI I FUNDIT:

Gingerbread në gjysmën e Androidëve

Gingerbread në gjysmën e Androidëve

Gingerbread ndodhet në 50.52 për qind të të gjitha pajisjeve Android, e versionet tjera së bashku përbëjnë 47 për qind. Mbetja deri në 100 ka të bëjë me tabletët në Honeycomb, shkruan Mashable.

Pas Gingerbread, posedimin më të madh e ka Froyo, 35.3 për qind, Eclair ka 9.6, ndërsa ende aty këtu mund të gjendet ndonjë pajisje që punon në versionin e parë ose të dytë, Cupcake dhe Donut, dhe atë 0.8 dhe 1.3 për qind.

Androidi më i ri, Ice Cream Sandwich, vetëm sa është paraqitur së voni dhe për momentin zyrtarisht është në dispozicion vetëm për Galaxy Nexus, kështu që posedimi që ka ai nuk është marrë parasysh. /Telegrafi/