LAJMI I FUNDIT:

3DMark për Android

3DMark për Android

Kompania Futuremark publikoi se është duke punuar në një pako 3DMark për pajisjet mobile që punojnë me sistemin operativ Android. 3DMark për Android do të duhej të ndihmonte në matjen e performancave të pajisjeve të ndryshme gjatë ekzekutimit të lojërave dhe të ia mundësoj shfrytëzuesve që të krahasojnë ato.

3DMark mobil theksin më të madh do ta vë mbi matjen e performancave grafike të tabletëve modern, por janë përmendur edhe testet e shpejtësisë së procesorit dhe mundësitë e ekzekutimit të testeve fizike. Sipas fjalëve të Futuremark, 3DMark për Android siç pritej do të përdorë OpenGL ES, derisa rezultatet të interesuarit do të mund ti krahasojnë me performancat e pajisjeve me Windows 8 ose përmes shërbimit online për krahasimin e pikëve të smartphonëve dhe tabletëve të ndryshëm me Android. 3DMark për pajisjet me Android pritet të përfundohet dhe lëshohet në distribucion gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/