LAJMI I FUNDIT:

Cluzee është “Siri për Android”

Cluzee është “Siri për Android”

Nëse po e përdorni Sirin si arsyen kryesore për të blerë iPhone, atëherë mund të ndodhë që të ndërroni mendje së shpejti.

Aplikacionin e ka zhvilluar kompania Tronton, e cila e quan asistent personal inteligjent. Cluzee është pa pagesë, është në dispozicion për të gjitha pajisjet me Android 2.1 dhe më të reja, e për ju mund të lexoj ndonjë email, të përgjigjet, të shndërroj zërin në tekst, të ndihmoj të organizoni ditën ose të drejtoni rrjetat shoqërore.

Se çfarë tjetër mund të bëj Cluzee mund të shikoni në videon e bashkangjitur, e aplikacionin mund ta shkarkoni nga Android Market. Përndryshe nga Microsoft së voni kanë thënë se Windows Phone e kishte aplikacionin e ngjashëm me Siri një vit para iOS-it.