LAJMI I FUNDIT:

Publikohet kodi i Android 4.0

Publikohet kodi i Android 4.0

Versioni i ri i SO të Google është paraqitur së bashku me telefonin e ri referent mobil të kompanisë, Galaxy Nexus të prodhuar nga Samsung. Edhe pse telefoni teknikisht ende nuk mund të gjendet në treg, Google përmbushi premtimin dhe publikoi kodin burimor të SO të ri, Android 4.0.

Ky veprim i kompanisë është shumë i rëndësishëm për shkak se ia mundëson programerëve të pavarur në mbarë botën që të provojnë të adaptojnë SO ndaj telefonave më të vjetër mobil të cilët zakonisht lihen prapa nga prodhuesit për sa i përket mbindërtimeve softuerike.

Përveç Android 4.0 i cili është zhvilluar nën emrin Ice Cream Sandwich, Google gjithashtu hapi edhe kodin e versionit të mëparshëm të sistemit, të zhvilluar nën emrin Honeycomb. I njëjti deri tani ishte i mbyllur për shkak se Google qëllimisht dëshiroi të pamundësoj partnerët që të instalojnë këtë kod në telefonat mobil për shkak se ky iteracion i SO-së nuk ishte i adaptuar për telefona.

Edhe pse kërkesat minimale harduerike për ekzekutimin e Android 4.0 nuk janë veçanërisht të larta (një GPU i kohës dhe 256 MB të memories punuese), ende është herët të flitet për atë se në cilët telefona do të arrij në formën e mbindërtimit zyrtar ose jozyrtar. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori