LAJMI I FUNDIT:

Android 4.0 Face Unlock “thyhet” me foto?

Android 4.0 Face Unlock “thyhet” me foto?

Kur Google kishte paralajmëruar versionin e ri të sistemit të saj operativ, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, njëra ndër funksionet më interesante që ajo do të sillte ishte hapja e telefonit mobil përmes fytyrës së pronarit të telefonit, të cilën pajisja do ta njihte dhe më pas do të reagojë.

Mirëpo, përkundër inovacionit si veçori, por edhe atraktivitetit që sjell për përdoruesin, ky funksion me sa duket nuk është edhe aq i sigurt, pasi që një veprim i tillë tashmë është “hakuar” përmes një pajisje tjetër e cila bazohet në Android.

Më saktë, hapja e telefonit përmes njohjes së fytyrës së përdoruesit është provuar të bëhet edhe me fotografinë e pronarit të telefonit, dhe një gjë e tillë ka funksionuar, duke e bërë pajisjen të pasigurt për ta aplikuar një veprim të tillë.


Megjithatë, pritet që me lansimin zyrtar të Android 4.0 Ice Cream Sandwich, Google ta përmirësoj këtë gabim, dhe ta bëjë idenë unike, të sigurtë dhe të përdorshme nga të gjithë përdoruesit që do ta kenë telefonin e tyre mobil në këtë version. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit

Teknologji
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Google njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS

Teknologji
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Kalo në kategori