LAJMI I FUNDIT:

Razer Synapse 2.0

Razer Synapse 2.0

Aplikacioni Synapse 2.0 nga Razer hyri në fazën e beta testimit të mbyllur. Bëhet fjalë për një zgjidhje për deponimin e preferencave për pajisjet periferike dedikuar gamerëve.

Në këtë mënyrë përdoruesit e tastierave dhe minjve nga Razor qasjen në preferencat dhe makro urdhëresat do ti kenë në cilindo kompjuter të kyçur në Internet. Përveç kësaj, softueri në mënyrë automatike do të shkarkoj versionet e fundit të driverëve, firmwareit dhe shtesave për pajisjet e ndryshme periferike.

Synapse 2.0 do të paraqitet kah fundi i vitit, ndërsa do të punoj në të gjitha pajisjet e Razerit të gjeneratës së ardhshme. /Telegrafi/