LAJMI I FUNDIT:

Ndërfaqja Ribbon më e mirë edhe deri në 23%

Ndërfaqja Ribbon më e mirë edhe deri në 23%

Me paraqitjen e Windows 8 Developer Preview, është shfaqur edhe përdorimi i ndërfaqes ribbon në veglën kryesore të desktopit, Windows Explorer.

Shumë shfrytëzues kundërshtuan për shkak të ndryshimit kaq drastik, edhe pse Microsoft teknologjinë e përmendur e shfaqi para disa viteve në pakon Office. Disa shfrytëzues nuk pëlqyen përdorimin i ribbonit, por shumë të tjerë mendojnë se ndryshimi është i mirë. Nëse pyesim Microsoftin, këta të fundit janë në shumicë, që përputhet edhe me idetë e dizajnerëve të kompanisë.

Për të ardhur deri te sqarimet konkrete përse ribboni është me të vërtetë një mënyrë aq i mirë e zgjidhjes së problemit të ndërfaqes, janë kryer hulumtime në tri aplikacione të cilat e përdorin atë: WordPad, Paint dhe në kohë të fundit në Windows Explorer. Hulumtimi ka treguar se ndërfaqja ribbon është gjithsesi më e shpejtë nga ajo klasike në të tri aplikacionet e përmendura.


Përmirësimi në përvojën e përdorimit është matur me numrin mesatar të hapave që duhen bërë për të ekzekutuar ndonjë veprim. Në WordPad Ribbon përshpejtoi përdorimin për 9%, efikasiteti në Paint u rrit për bukur të lartat 19%, derisa përmirësimi më i mirë i përdorimit është parë pikërisht “në viktimën e fundit të ribonizimit”, Windows Explorer, shfrytëzuesit e të cilit në sistemin e Windows 8 mesatarisht për 23% më shpejtë nga shfrytëzuesit e versionit klasik.

Edhe pse është e qartë se Ribbon përmirëson performancat (e me këtë edhe përvojën e shfrytëzuesit) ende është e dukshme se ai zë më shumë hapësirë në krahasim me menyja klasik me shiritin me vegla, që është nga kritikat e rëndësishme të Windows Explorerit të ri. Fatmirësisht, Ribboni mund të zvogëlohet dukshëm me klikim në njërin tast kështu që shfrytëzimi i ndërfaqes së re mbetet çështje e preferencës së shfrytëzuesit.

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori