LAJMI I FUNDIT:

Ballmer rreth konkurrentëve

Ballmer rreth konkurrentëve

Steve Ballmer mori pjesë në Web 2.0 Summit. Përveç rreth Microsoftit, ai foli edhe rreth konkurrentëve.

I pyetur për mundësinë që Microsoft të shes telefona nën emër të vetin, Ballmer tha se kompania “do ta bëjë atë që është e mundur për të mundësuar novacionet në fushën e harduerit”. Ai paralajmëroi se javës që vjen në Londër Nokia do të shfaq disa pajisje të reja me Windows Phone.

Ai tha edhe se në Microsoft janë të gëzuar për faktin se nuk e kanë blerë Yahoonë në vitin 2008. Bing sot ka në posedim 15% të tregut global të kërkimeve që është rezultat shumë më i mirë në krahasim me 7% sa kishte në posedim Microsoft me Live Search para Bingut.

Ballmer pati kohë të flas edhe për konkurrentët. Ai tha se shfrytëzuesit e Windows Phone nuk duhet të jenë të diplomuar në shkencat kompjuterike për ta përdorur telefonin, derisa beson se për të përdorur Androidin kjo është një parakusht. Në segmentin e produktivitetit në re, Microsoft “e shkel” Google Documents gjatë 98% të kohës, thotë Ballmer.


Në lidhje me iPhone, edhe pse i pëlqen Siri, ai beson se shfrytëzuesit mund të ndodhë të preferojnë përvojën e WP7 me të gjitha informatat para hundës, në vend të ndërfaqes së iPhoneit “me një det me ikona dhe bla, bla, bla” nëpër të cilën duhen shëtitur shfrytëzuesit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori