LAJMI I FUNDIT:

Çerek i mirë për IBM

Çerek i mirë për IBM

IBM publikoi rezultate të mira të afarizmit gjatë çerekut të tretë dhe ka rritur pritjet për të ardhmen i nxitur nga rritja e biznesit në lidhje me softuerin.

Gjatë çerekut të tretë IBM pati rritje të të hyrave për 8%, në 26.2 miliard dollarë, derisa profiti është rritur për 7%, në 3.8 miliard dollarë.

Përfaqësuesit e IBM në veçanti kanë cekur afarizmin në lidhje me softuerin dhe shërbimet që është ritur për 13%, respektivisht 9% në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët.

Të nxitur nga këto rezultate në IBM kanë rritur pritjet në nivel të vitit nga 13.25 në 13.35 dollarë për një aksion. /Telegrafi/