LAJMI I FUNDIT:

Paraqitet Opera 12 alpha

Paraqitet Opera 12 alpha

Opera Software paraqiti versionin alpha të versionit të ardhshëm të shfletuesit të Internetit nga Opera, i cili sjell disa risi të pritura për një kohë të gjatë. Opera 12 alpha, me emër të koduar Wahoo, tani ka të avancuarin JavaScript engine Carakan që punon deri në 40 për qind më shpejtë dhe me 30 më pak zënie të memories në krahasim me paraardhësin e tij.

I ri është edhe HTML5 parser, derisa përkrahja për WebGL përfshin akselerimin harduerik përmes kartelës grafike, që shtrihet në mbarë ndërfaqen e shfrytëzuesve. Akselerimi harduerik momentalisht punon vetëm përmes OpenGL-it, por për të ardhmen është paralajmëruar edhe përkrahja për DirectX. Risitë tjera përfshijnë përkrahjen për temat e ndryshme të ndërfaqes (më herët të quajtura skins), ofertën e rezultateve të kërkimit në fushën e adresës dhe pasqyrën më të mirë të të dhënave për historinë e kërkimeve dhe bookmarkët. Alpha versionin e Opera 12 mund ta shkarkoni nga ueb faqja zyrtare për Windws, Mac OS X dhe Linux. /Telegrafi/