LAJMI I FUNDIT:

Android 2.3 Gingerbread arrin në afro 40% të pajisjeve Android

Android 2.3 Gingerbread arrin në afro 40% të pajisjeve Android

Google ka publikuar disa detaje të reja lidhur me distribuimin e sistemit të saj operativ, përkatësisht versionit Android 2.3 Gingerbread, i cili tani është prezent në më pak se 40 për qind të pajisjeve mobile që bazohen në Android.

Me gjithë rritjen e prezencës së Android 2.3 Gingerbread, Android 2.2 Froyo është lider me 45.3 për qind, i përcjell nga 2.1 Eclair i cili mban 11.7 për qind, ndërsa Android Honeycomb për momentin gjendet në 1.8 për qind të pajisjeve Android.

Më pas radhiten edhe Android 1.5 Cupcake me 1.1 për qind, si dhe Andoid 1.6 Donut, i cili mban 1.4 për qind të pjesëmarrjes në sistemin operativ të Google.

Në ndërkohë, Google pritet që ta lëshojë versionin e ri të sistemit të saj operativ, Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ndërsa pritet që kjo përqindje e versioneve të ndryshme të Android të ndryshojë pas lansimit të tij në treg. / Telegrafi /