LAJMI I FUNDIT:

Apple jep aplikacione me qera?

Apple jep aplikacione me qera?

Në ngjarjen e sotme përveç modelit të ri të iPhone, pritet që kompania Apple të lansojë edhe versionin e ri të sistemit të saj operativ iOS 5.

Mirëpo, përveç këtyre informacioneve thuhet se Apple do ta zbulojë edhe versionin e ri beta të shërbimit të saj iTunes 10.5 Beta 9.

E veçanta e këtij versioni të iTunes është huazimi i aplikacioneve, ku një përdorues i pajisjeve të Apple do të mund të huazonte një aplikacion mobil për një periudhë të caktuar kohore, dhe kur afati i tij të skadojë, atëherë i njëjti do të zhduket nga iPhone ose iPad’i juaj.

Burimi i informacioni për huazimin e aplikacioneve nga iTunes 10.5 është bërë i ditur nga Sonny Dickson, dhe kjo formë e re e përdorimit të aplikacioneve të iOS me sa duket do të jetë e ngjashme me huazimin e filmave nga shërbimi i njohur i Apple. / Telegrafi /