LAJMI I FUNDIT:

Amazon shqyrton blerjen e Palmit nga HP

Amazon shqyrton blerjen e Palmit nga HP

Sipas shkrimit të VentureBeat, Amazon sipas pohimeve ka hyrë në “bisedime serioze” për blerjen e asaj që ka mbetur nga Palmi nga Hewlett Packard (HP).

Duke cituar burime mirë të informuara me bisedimet, VentureBeat thekson se HP është goxha i nxehur që ta heq qafe Palmin, e në mesin e kompanive me të cilat është duke pasur bisedime më i afërmi për nënshkrimin e kontratës duket se është Amazon.

Gjithashtu theksohet edhe lidhja që kanë këto dy kompani në mes vete duke pasur parasysh se ish CEO i Palmit, Jon Rubenstein, i cili momentalisht punon në HP në zhvillimin e afarizmit që ka të bëjë me webOSin, vitin e kaluar iu bashkua bordit drejtues të Amazonit.

Supozohet se Amazon duke ofruar tabletët e vet të bazuar në webOS do të mund të diferencohej edhe më shumë nga moria e pajisjeve të bazuar në Android që momentalisht gjinden në treg.


Për momentin nuk ka kurrfarë komentesh zyrtare nga Amazon ose HP në lidhje me këto thashetheme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

“Rrjedhin” pamjet e para të iPhone SE 4 në internet, ka një veçori të urryer nga përdoruesit

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
Kalo në kategori