LAJMI I FUNDIT:

Projekti përmirëson konkurrencën e kompanive në sektorin e TIK (Teknologji Informacion dhe Komunikim)

Projekti përmirëson konkurrencën  e kompanive në sektorin e TIK (Teknologji Informacion dhe Komunikim)

“Zhvillimi ekonomik i Kosovës përmes cilësisë dhe rrjetizimit”, është një projekt i mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, i cili synon arritjen e standardeve të njohura ndërkombëtarisht dhe krijimin e linjave të forta të komunikimit ndërmjet biznesit në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe të gjithë akterëve tjerë –autoritetet shtetërore, shoqatat në fushën e biznesit, klientëve nga sektorë tjerë të biznesit, organizatat financiare etj.

Kompanitë private në Kosovë të cilat veprojnë në këtë sektor do të kenë mundësinë që të marrin njohuri për modelet për përmirësimin e proceseve dhe të standardeve si dhe do të certifikohen me cerifikata të njohura ndërkombëtarisht për menaxhimin kualitativ të TIK.

Projekti është duke u zbatuar në 8 komunat e regjionit qendror të Kosovës (Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Drenas, Shtime, Gracanicë, Kastriot dhe Podujevë), përkrahur nga Agjencioni i Qendrës Regjionale për Zhvillim. Gjatë projektit do të organizohen trajnime specifike në fushën e TIK-ut, do të zhvillohen dy platforma ekzistuese në të cilat do të mundësohet shkëmbimi i informacioneve ndërmjet akterëve si dhe do të elaborohet strategjia për zhvillimin e Shoqërisë Informative në Kosovë si parakusht për përmirësimin e konkurrencës dhe të zhvillimit të ekonomisë së bazuar në dije.


Ky projekt zbatohet nga Instituit Evropian për Softverë nga Bullgaria (ESI) në partenritet më organizatën jo-qeveritare nga Prishtina Laboratori i Tekonologjisë Informative (LTI) dhe organizatën BASSCOM nga Bullgaria./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji
Kalo në kategori