LAJMI I FUNDIT:

HTC sfidon Apple: Lëri fjalët, konkurrojmë në treg

HTC sfidon Apple: Lëri fjalët, konkurrojmë në treg

“Në vend që të ankohesh, hejde konkurojmë me produktet tona në treg”. – Me këto fjalë i është drejtuar këshilltari i përgjithshëm i kompanisë HTC, bosit të rivalëve të Apple, Steve Jobs.

Ky qëndrim ka ardhur pas tentativës së dytë të kompanisë Apple, për të bllokuar importin e pajisjeve të prodhurara nga HTC, që e sheh si një ndër kundërhtarët më të fortë sa i përketë celularëve të mençur.

Në këtë betejë fjalësh nuk kanë munguar edhe editorialistët e agjensisë “Engadget” të cilët thonë: “Në këtë pikë, Apple po shpenzon aq shumë para për punët ligjore, sa edhe për inxhinjerët dhe projektuesit për prodhimet e tyre”.

Kjo nuk është hera e parë që Apple sulmon kompanitë rivale. Më parë ajo është ankuar për Amazon, GetJar dhe Samsung. /Telegrafi/