LAJMI I FUNDIT:

Facebook për iPad, së shpejti

Facebook për iPad, së shpejti

Së fundmi është thënë se Facebook është duke e bërë gati aplikacionin e saj mobil i cili do t’iu dedikohet kompjuterëve tablet.

Mirëpo, ajo që është parë deri më tash, janë vetëm disa detaje të aplikacionit zyrtar të Facebook për tabletin e Apple, iPad.

Përveç kësaj, ditëve të kaluara është thënë se Facebook gjithashtu ka nisur projektin e saj, Project Spartan, për të cilin thuhet se do të bazohet në HTML 5, dhe se i njëjti do të jetë në formë të një dyqani virtual për aplikacione.

Pas kësaj, tani dëgjohen edhe disa thashetheme të cilat thonë se Facebook e ka bërë gati aplikacionin e saj për iPad, dhe siç thotë New York Times, ky aplikacion do të jetë i personalizuar për përdoruesit e iPad.


Sipas këtij raporti, aplikacioni i Facebook është krijuar me një “dizajn të hollë”, në mënyrë që t’i përshtatet më së miri ndjeshmërisë së ekranit të këtij tableti, si dhe për t’i ofruar pamjet e fotografive dhe videove në format të plotë, fullscreen. / Telegrafi /