LAJMI I FUNDIT:

Google Translate, shërbim me pagesë

Google Translate, shërbim me pagesë

Ndryshe nga ç’ishte njoftuar më parë nga Google, se do të mbyllte përfundimisht opsionin Google Translate, gjigandi motorrik ka vendosur të mos e ndërmarrë këtë hap drastik, por ta shëndërrojë atë në një shërbim me pagesë.

Në një komunikatë të Google thuhet: “Që nga koha kur njoftuam se do të mbyllnim Google Translate, kemi marrë mijëra kërkesa nga ju për të mos e bërë këtë. Jam i lumtur që mund t’ju them se ne kemi punuar gjatë dhe kemi arritur në konkluzion se do ta kthejmë këtë opsion në një shërbim me pagesë”.

Google njofton gjithashtu se do të paguajë fillimisht 20 përkthyes, për të përmirësuar shërbimin e tij, në mënyrë që klientëve ti kthehet në një domosdoshmëri përdorimi i Google Translate. Ky projekt është në fazën fillestare, ndaj dhe nuk ka ndonjë datë për nisjen e tij. /Telegrafi/