LAJMI I FUNDIT:

Google lançon “shfletuesit modernë”

Google lançon “shfletuesit modernë”

Në një kohë kur teknologjia ka ecur me hapa gjigandë përpara, Google ka vendosur që më 1 Gusht të ndryshojë të gjithë shfeluesit e vjetër që ekzistojnë aktualisht në treg, me te ashtëquajturit “shfletuesit modernë”.

Lajmi është bërë i ditur nga zv/presidenti i inxhinjerëve të Google, Venkat Panchapakesan, përmes një njoftimi të nxjerrë në blogun e gjigandit motorrik. “Duhet të ecim me kohën. Shfeltuesit e rinj që po përgatitemi të nxjerrim, janë mjaftueshëm të mirë për të hapur, e përballuar programet e fundit që janë hedhur, e pritet të dalin në të ardhmen”, – shkruan zv/presidenti Panchapakesan.

Shfeltuesit e vjetër që pritet të largohen nga qarkullimi janë Internet Explorer 7, Safari 3 e FireFox 3.5, në mënyrë që ti përshtaten teknologjive më të fundit të web-it./Telegrafi/