LAJMI I FUNDIT:

Google lanson butonin +1?

Google lanson butonin +1?

Në konferencën botërore të zhvilluesve në San Francisko të organizuar nga Google, ekipi i zhvilluesve të butonit +1 ka thënë se ky buton mund të vijë shumë shpejtë tek përdoruesit në mbarë botën, madje një gjë e tillë mund të ndodhë brenda javës.

Për më shumë, ekipi zhvilluesve të butonit +1 ka prezantuar edhe disa statistika të butonit, të cilat do t’i mundësojë për përdoruesit, shifra këto të cilat pritet të integrohen në kuadër të shërbimit Google Analytics.

Mirëpo, ekipi i zhvilluesve ka thënë se këto statistika dhe mënyra se si paraqiten ato do të mund të ndryshojnë, me rastin e lansimit të këtij butoni online. / Telegrafi /