LAJMI I FUNDIT:

Android do ta kalojë iOS gjatë muajit gusht?

Android do ta kalojë iOS gjatë muajit gusht?

Dyqani virtual i Google Android është duke u rritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme, edhe pse Apple është përpara sa i përket numrit të aplikacioneve të cilat i ka vënë në dispozicion për shkarkim.

Mirëpo, sipas raportit të fundit të Research 2 Guidance, Android Market do ta tejkalojë rivalin e saj Apple me numrin e aplikacioneve në platformën e saj, dhe studimi thotë se kjo do të ndodhë në muajin gusht të këtij viti.

Sipas hulumtimit, thuhet se Android Market ka shtuar edhe 28 mijë aplikacione të reja gjatë muajit prill, ndërsa gjatë periudhës së njëjtë, Apple ka shtuar jo më shumë se 11 mijë aplikacione në platformën e saj mobile, iOS.


Megjithatë, do të jetë interesante të shihet nëse parashikimet e këtij studimi do të dalin të sakta, dhe nëse Android do të jetë platforma numër një, edhe sa i përket numrit të aplikacioneve në dyqanin e saj virtual. / Telegrafi /