LAJMI I FUNDIT:

Oracle heq dorë nga Itanium

Oracle heq dorë nga Itanium

Oracle ka njoftuar se do të ndërpresë zhvillimin e softuerit të vet për sistemet e bazuara në procesorët e Intel, Itanium.

Kompania si arsye për tërheqjen e pohon praninë gjithnjë e më të madhe të çipeve x86 në serverët e sotëm, dhe njëherit pohon se edhe kompanitë tjera kanë hequr dorë nga Itanium (siç janë Microsoft, RedHat, Dell dhe IBM).

Sipas Oracle, Intel duhet të ndërpresë vetë Itaniumin në shërbim të procesorëve Xeon, mirëpo shefi i Intel, Paul Otellini, pohon se kompania e tij planifikon të vazhdojë edhe më tutje me zhvillimin e çipeve për platformat ‘mission-critical’, ndërsa të njëjtën e ka pohuar edhe HP brenda zgjidhjeve të veta me sistemin operativ HP UX. /Telegrafi/