LAJMI I FUNDIT:

Versioni i ri i MobileMe, në prill?

Versioni i ri i MobileMe, në prill?

Për një kohë të gjatë, ne kemi dëgjuar se Apple është duke punuar në versionin e ri të shërbimit të saj – MobileMe, ndërsa lajmi i fundit të cilin e kemi dëgjuar lidhur me këtë shërbim, ishte se Apple do të organizojë një ngjarje speciale në muajin prill, për të lansuar versionin e ri të MobileMe.

I njëjti burim i informacionit thotë se Apple do ta mbështesë versionin ekzistues të MobileMe për 12 muajt e ardhshëm, gjë e cila na le të kuptojmë se versioni i ri do të posedojë ndryshime të shumta.

Raportet e fundit kanë sugjeruar se shërbimi i përmirësuar i Apple do të ofrohet falas për përdoruesit që kanë llogari në këtë shërbim, ndërsa i njëjti do të ofrojë edhe mundësi të reja për fotografi, video dhe muzikë.

Do të jetë interesante të shihet se çka do të na ofrojë Apple në versionin e ri të MobileMe, edhe pse versioni aktual i këtij shërbimi është mjaft i mirë dhe ofron karakteristika interesante për përdoruesit, mirëpo ndryshimet e bëra nga Apple gjithnjë e më shumë arrijnë ta përmirësojnë një shërbim të caktuar. / Telegrafi /