LAJMI I FUNDIT:

Google freskon shërbimin e TV’së

Google freskon shërbimin e TV’së

Google ka lansuar azhurnimin e ri për shërbimin e saj Google TV, ndërsa versioni i fundit i softuerit Google TV 1.3 pritet të sjell funksione të reja për pajisjet që e mundësojnë këtë shërbim, si dhe të përmirësojë disa defekte të cilat janë shfaqur deri tani.

Risitë të cilat janë përfshirë në versionin e ri të Google TV janë mbështetja për audio formatet WMA, ndërsa Google ka thënë se integrimi në kohë reale me shërbimet e Netflix dhe CNBC ëahtë përmirësuar gjithashtu në këtë version.

Përmirësimet tjera që vijnë në këtë version të shërbimit të Google janë edhe mbështetja më e mirë për disqet e ndryshme Blu-ray, ajo për Music Unlimited nga Qriocity e kompanisë Sony si dhe transicioni më i mirë me këngët e softuerit Pandora./ Telegrafi /