LAJMI I FUNDIT:

YouTube përvetëson kompaninë Green Parrot Pictures

YouTube përvetëson kompaninë Green Parrot Pictures

Videoshërbimi i famshëm YouTube, në pronësi të Google, ka njoftuar në blogun zyrtar se e ka blerë kompaninë softuerike irlandeze Green Parrot Pictures.

Green Parrot është themeluar në vitin 2004 në Dublin, ndërsa zhvillon zgjidhje softuerike për përmirësimin e kualiteteve të videoxhirimeve.

Teknologjia e kompanisë irlandeze është shfrytëzuar në disa hite të mëdha filmike, siç janë “Spider-Man”, “Lord of the Rings” etj., ndërsa përmes saj, YouTube planifikon të përmirësojë cilësinë e videove në faqen e vet

Ky është përvetësimi i dytë u YouTube brenda një kohe të shkurtër, duke qenë se javën e kaluar mori kompaninë Next New Networks, e cila merret me produksionin e video-përmbajtjeve të internetit dhe distribuimin e tyre. /Telegrafi/