LAJMI I FUNDIT:

Microsoft heq dorë nga Zune?

Microsoft heq dorë nga Zune?

Disa muaj pasi njoftoi se tërhiqet nga telefoni celular Kin, Microsoft do të ndërpresë edhe prodhimin e ‘playerit’ multimedial Zune- njofton Bloomberg.

Për dallim nga Kin, i cili ishte një produkt ‘i pakuptueshëm’ diku në mes të telefonit të mençur dhe të zakonshëm (por tepër i shtrenjtë për atë që ofron), Zune në fakt ishte ‘player’ i shkëlqyer multimedial.

Problemi i Microsoft kësaj radhe ishte i natyrës tjetër: iPod-i (dhe iPhone) i Apple është shumë më i mirë, ndërsa shfrytëzuesit janë mësuar të përdorin programin e Apple me të njëjtin emër për shikim dhe dëgjim të përmbajtjeve multimediale, si edhe të iTunes.

Po ashtu, Zune Pass punon vetëm në kompjuterët personalë me sistemin operativ Windows, ndërsa rezultati është se Zune asnjëherë nuk ka arritur të përfshihet si alternativë serioze e iPod.


Ndërkohë, sipas Bloomberg, Microsoft do të vazhdojë me zhvillimin e softuerit Zune, elementet e të cilit do të jenë pjesë e aparateve të bazuara në platformën e Microsoft,
Windows Phone 7. /Telegrafi/