LAJMI I FUNDIT:

Freskime në Symbian

Freskime në Symbian

Nga Nokia së fundmi kanë njoftuar se planifikojnë të vazhdojnë me ofrimin e telefonave celularë me sistemin operativ Symbian, për aq sa tregu të kërkojë telefona të tillë.

Sipas informatave të fundit nga kompania, Symbian në vjeshtë do të përjetojë ndryshime më të mëdha në paraqitjen grafike.

Nga të rejat, mund të presim ‘statusbar’ me tërheqje nga poshtë, ikona të reja, ‘widget-a’ fleksibile dhe një navigacion të thjeshtë.

Para përditësimit në vjeshtë, dikur gjatë verës do të lansohet edhe një përditësim i Symbian, mirëpo nuk është bërë e ditur se çfarë ndryshimesh do të sjellë. /Telegrafi/