LAJMI I FUNDIT:

Flash 10.2 për Android

Flash 10.2 për Android

Adobe ka njoftuar se në javën e ardhshme do të lansojë versionin 10.2 të Flash Player-it për telefonat celularë të bazuar në Android.

Softueri duhet të jetë në dispozicion në versioni final përmes Android Market për aparatet e bazuara në Andorid 2.2 (Froyo) dhe 2.3 (Gingerbread), si edhe beta-versionet për tableta të bazuara në Android 3.0 (Honeycomb).

Mirëpo, jo të gjitha aparatet do të mund të përdorin Flash-in e ri. Se cilat telefona janë të përshtatshëm për përdorimin e tij mund të shihet në faqet e Adobe.

Të rejat më të rëndësishme që sjell Flash 10.2 janë të lidhura me mundësitë harduerike për përshpejtimin e pamjeve, të cilat dukshëm përmirësojnë performancat dhe zvogëlojnë shpenzimin e energjisë në telefonat që kanë mbështetje përkatëse harduerike.


Më shumë informata mund të gjeni në blogun e Adobe. /Telegrafi/