LAJMI I FUNDIT:

Angry Birds bëhet me 42 milionë dollarë!

Angry Birds bëhet me 42 milionë dollarë!

Nëse ju duhet edhe ndonjë dëshmi tjetër për tu bindur se lojërat në telefona mobil po shndërrohen në biznes të madh, atëherë Rovio Mobile - krijuesi i Angry Birds, është shembulli më i përkryer për këtë.

Këtyre ditëve, kompania e cila e pati filluar punën si zhvilluese e aplikacioneve më të famshme për iPhone, tani po ngrit 42 milionë dollarë në formë financimi.

Rovio Mobile është bërë një hit i vërtetë me lojën e saj Angry Birds në tërë botën, ndërsa kjo lojë fillimisht ishte dedikuar për iPhone, për të ardhur më pas edhe në platformat tjera si Android Mobile, kompjuterët Mac dhe kompjuterët tjerë personal.

Përveç kësaj, Angry Birds së shpejti do të lansohet si lojë edhe për konsolat e ndryshme në treg, duke përfshirë Xbox dhe të tjerat, ndërsa krijuesi i saj – kompania Rovio Mobile ka pranuar një shumë prej 42 milionë dollarësh në formë investimi nga Accel Partners.


Accel Partners kanë investuar edhe në Facebook e Groupon, ndërsa tani duket se interesimi i tyre është edhe Angry Birds dhe lojat tjera që do të vijnë në telefonat mobil. / Telegrafi /