LAJMI I FUNDIT:

Samsung synon zhvilluesit e Symbian

Samsung synon zhvilluesit e Symbian

Samsung është duke u munduar që ta popullarizojë sistemin e saj operativ Bada, për telefonat e mençur mobil.

Së fundmi, kjo kompani është duke i dërguar emaile zhvilluesve të platformës së deri-dikurshme të Nokia’s, sistemit operativ Symbian, i cili pas marrëveshjes së kësaj kompanie me Microsoft duket se nuk do të ekzistojë më.

Në thirrjen që Samsung u bën zhvilluesve të Symbian, shkruan “nëse jeni të pakënaqur me atë se çfarë po ndodhë, atëherë provojeni Bada’n”, dhe gjithsesi ata aludojnë në pakënaqësinë që zhvilluesit e Nokia’s mund të kenë lidhur me sistemin e tyre operativ në shuarje, i cili ka jo më pak se 150 milionë pajisje të cilat bazohen në të.


Edhe pse Bada nuk e gëzon popullaritetin e njëjtë si Symbian i Nokia, tregu të cilin ky sistem operativ e synon është pikërisht i njëjtë me atë të Nokia’s, telefonat e lirë dhe në dispozicion për të gjithë ata që shpenzojnë më pak për pajisjet e tyre telefonike.
Në anën tjetër, të gjithë e kemi kuptuar se për telefonat e saj të mençur, Samsung ka zgjedhur sistemin operativ të kompanisë Google, platformën Android. / Telegrafi /