LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson iOS 4.3?

Apple lanson iOS 4.3?

Një burim i afërt me kompaninë Apple i ka thënë faqes BGR se softueri i shumëpritur Apple iOS 4.3, për të cilin thuhej se do të vijë më iPad 2, do të mund të lëshohet sot në mbrëmje, rreth orës 22:00.

Njëra ndër veçoritë kryesore të sistemit të fundit operativ të Apple për pajisjet mobile, iOS 4.3, është iTunes Home Sharing, e cila në parim ua mundëson që të keni librarinë e iTunes në çdo pajisje.

Burimi i njëjtë i informacionit, gjithashtu ka thënë se funksioni më i ri të cilin do ta lëshojë Apple, Hotspot, do të mund të limitohet vetëm në tri pajisje fillimisht, ndërsa thuhet se më pas do t’i lihet operatorit të caktuar të vendos për qasje të mëtutjeshme.

Mirëpo, ajo që është interesante në këtë rast, është pikërisht fakti se softueri i shumë pritur iOS 4.3, nuk është lansuar bashkë me iPad 2, edhe pse ishte premtuar se një gjë e tillë, do të ndodhte më 2 mars. / Telegrafi /