LAJMI I FUNDIT:

Lansim i përparuar i Adobe për tableta

Lansim i përparuar i Adobe për tableta

Adobe ka publikuar Enterprise Edition për paketën Digital Publishing Suite të përshtatshëm për krijimin e publikimeve e që ka për synim ‘tabletat’.

Softueri integrohet në aplikacionet ekzistuese të Adobe nga Creative Suite, sikur InDesign, ashtu që do t’u mundësonte dizajnerëve krijimin e publikimeve digjitale për aparatet si iPad i Apple, PlayBook i RIM, Xoom i Motorolas dhe Galaxy Tab i Samsung.

Po ashtu lidhet me sistemet për distribuim digjital, duke përfshirë edhe AppStore të Apple dhe One Pass të Google, ndërsa përmban edhe shërbimin analitik nga kompania Omniture, e cila u mundëson publikuesve që të fitojnë informacione të detajuara për mënyrën se si përdoruesit shfrytëzojnë publikimet e tyre digjitale. /Telegrafi/