LAJMI I FUNDIT:

Super Mario në format 3D?

Super Mario në format 3D?

Në përfundim të konferencës së dedikuar për video-lojëra e cila u mbajt në San Francisko, kompania Nintendo ka publikuar lajmin se ajo është duke përgatitur versionin e ri të lojës së famshme “Super-Mario” për konzolën e saj 3DS, e cila mundëson shfaqjen e lojës në formatin tre-dimensional.

Shfaqja e video lojës në 3D do të sjell edhe një episod të ri të Super Mario’s, thonë mediat franceze.

Për momentin, në internet janë shfaqur vetëm dy fotografi të episodës së re të lojës, njëra prej të cilave paraqet versionin e rafinuar të logos e cila duket në format 3D.

Episodi i ri i kësaj loje do të duhej të paraqitet në panairin e argëtimit elektronik E3 (Electronic Entertainment Expo) që do të mbahet nga 14 deri më 17 qershor në Los Angeles të SHBA’së. / Telegrafi /