LAJMI I FUNDIT:

Procesorë modernë nga Fujitsu

Procesorë modernë nga Fujitsu

Fujitsu Semiconductor vazhdon me bashkëpunimin disavjeçar me ARM-në, ashtu që ka paralajmëruar procesorë të ri të bazuar në këtë arkitekturë.

Fujitsu e ka licencuar bërthamën e Eagle (Cortex-A15), grafikën Mali dhe teknologjinë ‘CoreLink’, gjë që i mundëson dizajnin dhe prodhimin e procesorëve modernë ARM.

Kompania deri më tani procesorët e vet ua ka shitur kryesisht prodhuesve të aparaturave të internetit, automjeteve dhe produkteve industriale, ndërsa çipet e para moderne mund të paraqiten në gjysmën e dytë të këtij viti. /Telegrafi/